“Lumi nuk do të ndotet më”, Rama publikon pamje nga gryka e Valbonës (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në rrjetin e tij social “facebook” ka shpërndarë disa pamje nga gryka e Valbonës ku po punohet për rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm, si edhe rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Në përfundim e këtyre punimeve sipas Ramës do të sigurohet mosprekje e kaltërsisë së mahnitsme të lumit nga ndotja dhe zona merr përparësi të plotë në zhvillimin e turizmit.

Postimi i plotë:

?Në grykën e VALBONËS, ku po mbështesim rritjen e kapaciteteve të turizmit malor pas ndërtimit të rrugës së re, po shkon drejt përfundimit edhe puna për rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm, si edhe rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza bashkë me impiantin e trajtimit të tyre, që do të sigurojnë mosprekjen e kaltërsisë së mahnitshme të lumit nga ndotja, ndërkohë që zona merr përparësi të plotë në zhvillimin e turizmit??/albeu.com