Kryeministri polak bën deklaratën e fortë: Franca dhe Gjermania po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiec foli me tone të ashpra teksa akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po drejtojnë Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus, raporton Al Jazeera.

“Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin. Ata tani janë në shok”, ka shkruar Mateusz Morawiecki në një shkrim për gazetën franceze Le Monde. Ai tha se ata injoruan paralajmërimin e Polonisë për rrezikun e pushtimit rus, duke lejuar luftën në Ukrainë.

Ai shtoi duke thënë: “Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të jetë befasi për ne”.

Kryeministri polak shtoi se mekanizmi i sigurisë që mbron BE-në nga tirania e shumicës është parimi i unanimitet./albeu.com