Ishte duke shijuar pushimet, Mariah Carey i grabisin rezidencën 5 mln dollarëshe në Atlanta

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka zgjedhur që të shijojë pushimet në shtëpinë e saj në Capri, Itali.

Por gjatë pushimeve ajo ka hasur me një situatë të pazakonshme pasi shtëpia e saj u grabi.

53-vjeçarja po relaksohej në një rezidencë prej 20 milionë dollarësh, kur shtëpia e saj në Atlanta u grabit, ka konfirmuar policia për PageSix.

Autoritetet i thanë gazetës: “Ky është ende një hetim i hapur, informacioni mund të jetë i kufizuar.”

Krijuesja e hitit “Always Be My Baby” thuhet se e ka blerë rezidencën në nëntor 2021 për një vlerë prej 5.65 milionë dollarësh. Prona përshkruhet se ka nëntë dhoma gjumi shtëpi me 13 banjo dhe gjithashtu përmban një pishinë, fushë tenisi dhe shesh lojërash./albeu.com