Mes spektaklit, mbyllet në barazim Chelsea-Tottenhamit (VIDEO)

Ka përfunduar 2-2 derbi i Londrës mes Chelsea-Tottenham.

Gjatë 90 minutave ishin ‘Blutë e Londrës’ që e dominuan ndeshjen, por në fund nuk arritën të marrin pikët e plota.

Në epërsi kaluan në minutën e 19`, kur pas një harkimi nga Marc Cucurrela, Kalidou Koulibaly shënoi një supergol.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola.

Ishin Tottenham që në minutën e 68` barazoi rezultatin me Hojbjerg.

Por, në të 77` pas një aksioni të bukur nga ‘Blutë’ shënoi Reece James, për t`i dhuruar epërsinë.

Në këtë derbi pak minuta kishte edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja, pasi u inkuadrua pak pa përfunduar loja.

Kur po mendohej se gjithçka ka përfunduar ishte Harry Kane që barazoi rezultatin në 2:2.


Shtuar 14.08.2022 19:35