Berisha tha se Nela ishte dëshmia e gjallë se pse Enver Hoxha konsiderohej Hitleri shqiptar.
Sali Berisha:
Ju falënderoj për këtë takim kushtuar një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare. I cili ra për t’u bërë i pavdekshëm për të vërtetën që ai besonte, për lirinë, fjalën e lirë dhe dinjitetin njerëzor. Havzi Nela është dëshmi e fundit pasi ai u var, si sot 34 vite më parë në sheshin qëndror të Kukësit. Dëshmi kryesore se Enver Hoxha ishte një Hitler i vërtetë. Kam qenë në hapat e mia të para në politikë kur i ftuar merrja pjesë në një kongres të partive demokratike të Europës. Në atë kongres, disa muaj pas themelimit të opozitës, mbajta një fjalë. Por, në deklaratën e atij kongresi, ku ishte Theçeri, Zhak Shiraku, ata e cilësuan Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Europa kishte njohur diktatorë nga më të egrit, i tillë ishte Brezhjevi, kishte dhe të tjerë, por i vetmi që u krahasua me Hitlerin, ishte Enver Hoxha. Gjithmonë e kam mbajtur në mendje dhe jam përpjekur të kuptoj thellë shkaqet që i shtyn këta burra dhe gra të mëdhenj, gjykoj se dy kanë qenë shkaqet më kryesore në të cilat Enver Hoxha ngjason tmerrësisht me Adolf Hitlerin.