Ministria e Mbrojtjes ka bërë një lapsus teksa ka bërë bilancin e zjarreve, në një njoftim të saj, ku ngatërron vendndodhjen e fshatrave të Shqipërisë.
Siç shihet dhe nga fotografia e kapur nga postimi në Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkruan se ka shuar zjarrin në fshatin Bushat të Tropojës, ndërkohë që fshati Bushat nuk ndodhet në Tropojë por në Shkodër.
Po ashtu Ministria e Mbrojtjes ka ngatërruar dhe fshatin Shtiqën, i cili ndodhet në njësinë administrative të Kukësit, për të cilin Ministria thotë se ndodhet në Bashkinë e Vaut të Dejës.