A i varni peshqirët pas çdo përdorimi dhe i lani në fund të çdo jave? Ndaloje! Ka disa gabime që po bëni kur bëhet fjalë për mënyrën se si i trajtoni peshqirët e banjës.
I gjeni më poshtë:
I varni dy nga dy nga një grep
Nëse e bëni këtë, thjesht ndaloni. Sidomos nëse janë të lagur, peshqirët tuaj janë plot me myk dhe baktere të cilat ju nuk i dëshironi. Varini ato veçmas në grepin e tyre, secili.
Nuk i lani mjaft shpesh
Vërtet, sa shpesh i lani? Sipas ekspertëve duhet t’i ndërroni dhe lani çdo 3 ditë. Në këtë mënyrë nuk i dëmtoni aq shumë.
Përdorni shumë detergjent kur i lani
Shumë detergjent do t’i bëjë peshqirët tuaj të vështirë me kalimin e kohës./albeu.com