Në maj të këtij viti është zbuluar edhe një tjetër shtatzani si ajo e Ilda Bejleri, e cila do të bëhet nënë për herë të parë.
Vetë moderatorja është munduar ta mbajë sa më të fshehtë këtë lajm në fillimet e pritjes së ëmbël.
Mikesha e Ildës ishte ajo që postoi një foto me moderatoren, ndërsa kjo e fundit e ripostoi në story.
Në pozën e publikuar vihet re qartë barku i rrumbullakosur i Ildës, e cila duket e buzëqeshur dhe e lumtur.
Ilda nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.
Gjatë kohës si prezantuese sportive, nëpër media Ilda është përfolur shpeshherë për lidhje të mundshme me futbollistë. Dhe për partnerin aktual pati një aludim të tille por një intervistë ajo foli për partnerin aktual, duke mohuar që ai të ishte futbollist.
“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist”-tha ajo./albeu.com