Tifozët thirrën emrin e Putinit, UEFA vjen me një reagim të shpejtë, pritet dënimi i Fenerbahces
UEFA ka reaguar në lidhje me thirrjet e tifozëve të Fenerbahces në ndeshjen e djeshme ndaj Dinamo Kievit.
Tifozët turq kanë kënduar emrin e Vladimir Putinit pas golit të Dinamo Kievit, gjest i cili është racist dhe i papranueshëm në futboll, duke marrë parasysh luftën që po zhvillohet në Ukrainë.
UEFA ka njoftuar se ka nisur një hetim kundër Fenerbahces në lidhje me thirrjet e Vladimir Putin.
Ja njoftimi i UEFA’s:
“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me sjelljen e pahijshme të tifozëve të Fenerbahçes gjatë raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2022/23, ndeshjes së dytë ndërmjet Fenerbahçe SK dhe FC Dynamo Kyiv e luajtur më 27 korrik 2022 në Stamboll, Turqi. Informacioni për këtë çështje do të vihet në dispozicion në kohën e duhur”. /h.ll/albeu.com