Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Remal Radën dhe Elton Hithin, tënarrestuar pasi u kapën me spaiper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera . Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të dyshuarit. Ndja tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë
Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç, u arrestuan më 26 korrik pasi u kapën duke lëvizur me automjet ku u gjet snajper.
39-vjeçari, Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA.
Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se do kryenin vrasje.
Ndërkaq, policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.