Dries Mertens ka refuzuar ofertën e Napolit për të rinovuar kontratën dhe tanimë është një lojtari i lirë.
Belgu nuk ka ndërmend të pensionehet, por do të shqyrtojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.
Mediat italiane tani raportojnë për një interesim nga ana e Inter dhe Lazio.
35 vjeçari ka bërë të ditur se preferon të luajë edhe një sezon par a pensionimit. Oferta prej 2.4 milionë euro për sezon nuk e bindi të qëndronte te Napoli.
Lojtari paraprakisht kishte një kontratë që i siguronte 4.5 milionë euro për sezon.
Inter dhe Lazio besojnë se mund të afrohen më shumë me kërkesat e lojtarit. Mbetet të shihet se cila skuadër do të jetë më konkrete në raport me sulmuesin belg.