F1/ Çmimi i madh i Francës: Vertappen i pari, e ndjek Hamilton, Leclerc i pafat

Gara e Formula 1 në Francë është fituar nga Max Verstappen, duke u treguar piloti më i shpejtë në pistë, ndërsa pas tij u rendi Leëis Hamilton.

Kujtojmë që Hamilton e nisi garën në vendin e katërt, duke arritur të rikuperoi dy pozicione.

Vazhdon “fati i zi” pwr Cherles Leclerc. Piloti nga Monako u përplas në kohën kur ishte duke prirë garën, duke i lëshuar pozitën e parë rivalit të tij.

Mercedes ishte skuadra me rezultat shumë të mirë në këtë garë, pasi George Russell arriti të merrte podium duke tejkaluar Sergio Perez të Red Bull në xhiron e parafundit.

Garë të mirë bëri edhe Carlos Sainz i Ferrari, i cili u nis nga pozita e fundit në grid dhe përfundoi në pozitën e pestë.

Alonso e mbylli i gjashti, kurse McLaren me Lando Norris në pozitën e shtatë.

George Russell merr kështu podiumin numër 5 në karrierën e tij, kurse Hamilton e mbylli garën numër 300 në karrierë. Mercedes akoma pa fitore këtë edicion, ndonëse me përmirësime të dukshme./albeu.com