Sulm në stacionin e urbanit në Kharkiv, të paktën 20 të plagosur, tre të vrarë

Tre persona janë vrarë si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin e Kharkiv dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, në orën 09:30 të mëngjesit të 21 korrikut 2022, pushtuesit rusë bombarduan një ndalesë të transportit publik në rrethin Kyivskyi të Kharkivit me sistemet e raketave lëshuese të shumëfishta Uragan (MLRS).

Për më tepër, trupat ruse filluan një sulm artilerie në distriktin Saltivskyi të Kharkivit, duke goditur një shtëpi banimi dhe tre civilë u plagosën.

Trupat ruse kanë bombarduar ndalesat e transportit publik në Kharkiv për dy ditë me radhë.

Më 20 korrik 2022, tre civilë u vranë, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar.

Të plagosur kanë mbetur motra e tij 15-vjeçare dhe një e moshuar./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 19:44