Sri Lanka brenda pak ditësh ka zgjedhur presidentin e ri, Ranil Wickremesinghe, i cili ka qenë gjashtë herë kryeministër, por kurrë nuk ka parë një mandat të plotë.
Ai do të përballet me zgjidhjen e problemit të rënies ekonomike të shtetit. Edhe pse u zgjodh president i vendit, ai nuk është pritur mirë nga populli i cili ka deklaruar se do të vazhdojë sërish protestat, por banorët e vendit përsëri janë shumë të zhgënjyer nga politikanët të cilët nuk po bëjnë asgjë për krizën ekonomike.
Wickremesinghe ka kandiduar dy herë për president dhe ka humbur në vitet 1999 dhe 2005. Ai mori detyrën si president i ri më 13 korrik, pas arratisjes së ish-presidentit Gotabaya Rajapaksa.