Lazio ka qenë mjaft aktive në merkato pasi ka arritur të transferojë plot 6 lojtarë.
Ndërsa tani ka ardhur momenti për të “pastruar” skuadrën nga disa lojtarë që nuk cilësohen të rëndësishëm për trajnerin Sarri.
Ndër to është edhe Vedat Muriqi, i cili është pranë një transferimi të përhershëm te Mallorca, por faza e afrimeve nuk ka përfunduar.
Tifozat lacialë po ëndërrojnë për dy transferime të mëdha, Mertens dhe Marcelo.
Për të parin shanset janë reale, pasi tekniku italian ka punuar më parë te skuadra e Napolit, ndërsa për legjendën e Realit duket më shumë një dëshirë e çmedur e tifozëve sesa një mundësi reale./albeu.com