“Zhdukja” e 50 arkave me banane në portin e Durrës, 20 të arrestuarit njihen me masat e sigurisë

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 20 të arrestuarit, të cilët u ndaluan pasi një kontejner me banane është hapur para se të kalojë në skaner dhe në të mungonin 49 arka me banane. Arkat e zhdukura dyshohet se ishin të ngarkuara me kokainë.

7 nga të arrestuarit janë lënë në burg pa afat, ndërsa 13 të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

Masat arrest me burg: Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila, Skënder Plaku, Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata
Detyrim Paraqitje: Armand murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdini, Adem Basha, Veis Kuçi, Jurgen Gjeçi, Azgan Zeka, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Ali Bajrami, Andrea Xhavara

Kujtojmë se nga hetimet, ka rezultuar se kontejneri ka qenë i paplumbosur me plumbçe, një procedurë për sigurinë e tyre para kontrollit.

Pasi është hapur kontejneri është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane dhe se brenda tij mungonin disa arka.

Vetë personat e arrestuar i kanë mohuar akuzat për përfshirjen në trafikun e kokainës./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 13:52