Sulmuesi uruguajan, Edinson Cavani i cili është pa ekip pasi i skandoi kontrata me Manchester United, është një hap larg zbarkimit në La Liga.
35-vjeçari ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje me Villarreal.
Në të kaluarën “Matador” ka qenë i lidhur me shumë ekipe në Spanjë si Real Madridi, Barcelona, Atletico dhe Valencia, megjithatë në fund ai do të veshë fanellën e verdhë të Villarrealit.
Villarreali do të mbulonte largimet e mundshme të Arnaut Danjuma, apo edhe Paco Alcacer./albeu.com