Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pamjet filmike të kamerave të të gjitha qendrave të numërimit të votave në vend. Përmes një kërkese drejtuar KQZ-së, LSI kërkon kopjen e materialit filmik të 5199 pajisjeve në të gjithë Shqipërinë.
Kujtojmë që sot Kryemadhi bëri reagimin e parë pas zgjedhjeve. Ajo tha se procesi zgjedhor është manipuluar. Gjithashtu paralajmëroi e në vijim do të publikoheshin fakte të reja që do të provojnë akuzat e ngritura nga LSI./albeu.com