Nis numërimi i votave të kandidatëve në Durrës, pas disa orësh ngecje

Ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Durrës. Deri më tani janë numëruar kutitë e 2 qendrave të votimit, nga 481 në total.

Sipas KQZ, numërimi i votave të kandidatëve duhej të kihte filluar sot në orën 09:00.

Në Durrës, nga Partia Socialiste kryeson Edi Rama, i ndjekur nga Lefter Koka dhe Milva Ekonomi.

Në listën e PD-së, kryeson Rezeart Tusha i ndjekur nga Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.

Ndërsa në listën e LSI kryeson Elona Guri./albeu.com


Shtuar 28.04.2021 13:07