Kryemadhi i “nxjerr inatin” e humbjes Tom Doshit: Një parti që nuk dihet çfarë është merr 3 mandate

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot për herët të parë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ku ka partia e saj ka marrë vetëm 4 mandate.

Në një deklaratë për media, ai kometoi rezultatin, ku akuzon partinë fituese, PS, për blerje votash dh manipulim të procesit.

Kryemadhi nuk ka lënë pa përmendur partinë e Tom Doshit, PSD-në, që ka siguruar 3 vende në Kuvend.

“Të jem e sinqetë zhgënjimin e kam pasur shumë të madh në numra. Por për një gjë jam shumë e kthjellët, shumë e qartë dhe shumë e vendosur; ky sistem në të cilin përgjërohet Edi Rama dhe kushdo tjetër është një sistem që i ka dalë boja. Mjafton të shikosh që LSI me 107,00 vota të vlefshme merr 4 mandate dhe një parti tjetër që nuk dihet se çfarë është me 35.000 vota merr 3 vota. Ky sistem është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë.”, tha Krymadhi./albeu.com


Shtuar 28.04.2021 12:07