Mbretëresha Elizabeth shprehu lehtësim që Meghan Markle nuk mori pjesë në funeralin e Princit Philip.
“Faleminderit Zotit që Meghan nuk po vjen,” -thuhet se i tha monarkja ndihmësve të saj të besuar brenda ‘Kështjellës Windsor’ në ditën e funeralit të burrit të saj të ndjerë në prill 2021, sipas një fragmenti nga libri i ri i Tom Bower, “Revenge: Meghan, Harry and the war between the Windsors”, sipas The Sunday Times.
Duka i Edinburgut vdiq në moshën 99-vjeçare në prill 2021, pasi ishte i martuar me Mbretëreshën për 73 vjet. Harry u kthye në Britani për të marrë pjesë në funeralin e gjyshit pa Markle – e cila ishte shtatzënë me Lilibet në atë kohë dhe për këtë arsye qëndroi në SHBA.
Në funeral, Harry u ribashkua me vëllain e tij Princin William për herë të parë që kur u transferua në Shtetet e Bashkuara mes dramës së tyre familjare. Vëllezërit u panë duke komunikuar pas funeralit pas grindjeve të tyre.
Markle dhe Harry – të cilët dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në mars 2020 – kanë qenë në një luftë ligjore me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mungesën e detajeve të sigurisë që po marrin nga vendi që kur hoqën dorë nga titujt e tyre.
Por dyshja u kthyen për herë të parë së bashku në prill, kur ata vizituan Mbretëreshën ndërsa ishin rrugës për në Lojërat Invictus 2022. Ata gjithashtu morën pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës në qershor, ku monarkja takoi vajzën e tyre për herë të parë.
Buckingham Palace nuk e komentoi se pse Mbretëresha tha se ishte mirënjohëse që Markle nuk ishte në shërbimin e Princit Philip, por kjo mund të ketë ardhur prej mënyrës sesi ish-aktorja e “Suits” shpërtheu ndaj anëtarëve të familjes mbretërore në një intervistë me Oprah Winfrey vitin e kaluar.
Megjithatë, Markle dhe Harry kanë pasur vetëm fjalë të mira për të thënë për Mbretëreshën, në publik. “Mbretëresha ka qenë gjithmonë e mrekullueshme për mua,” i tha ajo Winfrey-t në atë kohë Meghan.