“I ka ikur mendja”, çudit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden nuk e mbyll 4-vjeçarin!

Teksa në media po qarkullojnë gjithnjë e më shpesh gafa të presidentit amerikan Joe Biden dhe video të gafave të tij, ka ardhur edhe reagimi i ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson.

“Presidenti i SHBA-ve Joe Biden nuk do t’ja dalë deri në fund të mandatit të tij të parë pasi i ka ikur mendja”, ka shkruar në Tëitter Jackson.

Jackson shpjegoi se Biden prej vitesh ka dëshmuar se ka probleme me të kuptuarit dhe argumenton se “Ai NUK DUHET të jetë Presidenti ynë!”. Në një tjetër postim bën thirrje që presidenti të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se Jackson shërbeu si mjek personal i ish-presidentëve Barack Obama, Donald Trump dhe George Ë. Bush. Në një intervistë me Sean Hannity të “Fox Neës”, ai zbuloi se Obama i kishte dërguar një email duke e qortuar për shkak se kishte ngritur dyshime mbi shëndetin mendor të Bidenit.

Jackson i qëndron mendimit të tij për statusin mendor të presidentit aktual. Ai shton: “Gjithçka që di është se ai ka një rënie njohëse të lidhur me moshën, okej. Ai nuk është i aftë mendërisht tani.” Mjeku përmendi “mënyrën se si ai largohet, si shikon në hapësirë” si një tregues që Biden nuk ishte më aty.

Duke u kujtuar kritikëve të tij se ai kishte qenë mjek i Shtëpisë së Bardhë për tre presidentë, Jackson paralajmëroi se ishte “100% i sigurt se Joe Biden është i paaftë për ta bërë atë punë“, duke vënë në dukje se sa “fizikisht dhe mendërisht…kërkuese” është Presidenca.

“Ai nuk do të arrijë katër vjet në detyrë”, parashikoi doktori.


Shtuar 16.07.2022 13:20