Të gjithë e kujtoni momentin kur Era Istrefi mori ftesën për të bashkëpunuar për himnin e Kampionatit Botëror “Fifa World Cup 2018”.
Në atë kohë, këngëtarja e njohur bashkëpunoi me dy yjet botërorë, Will Smith dhe Nicky Jam, në mbylljen e Kampionatit në Rusi, e cila ishte një ndër pikët kulminante të karrierës së saj.
Të lidhura
None found
Asokohe, Era postoi në rrjetin social edhe një foto duke bërë shqiponjën, foto të cilën iu desh ta fshinte. E ky veprim i saj solli tepër reagime dhe bëri bujë.
Arsyen se pse veproi në këtë mënyrë, Istrefi e ka zbuluar mbrëmjen e djeshme teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas. Sipas saj, ia kërkuan organizatorët e Fifa-s që ta fshinte foton pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.
“Njerëzit nuk duan ta dini sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, ç’ka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar qava, thash pse s’mund të jem krenare. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, tha Era.

