Bayern Munich e ndjen frikën e largimit të Lewandowski, gjermanët ofertë për Felix

Joao Felix është një nga lojtarët më të kërkuar te Atletico Madrid, me disa skuadra që kërkojnë shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.

Sipas “Sport 1” Bayern Munich ka bërë ofertë zyrtare te “Los Colchoneros” për shërbimet e portugezit, ofertë që kap shifrën e 80 milionë eurove.

Por nga ana tjetër skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga xhevahiri i saj dhe në këtë mënyrë ka refuzuar ofertën e bavarezve.

Pavarësisht se është refuzuar nga Atletico de Madrid, Bayern Munich do të vazhdojë të përpiqet të marrë Joao Felix në skuadrën e tyre pasi ai është një lojtar që Julian Nagelsmann personalisht e pëlqen dhe ata besojnë se ai mund të bëhet një yll i madh në “Allianz Arena”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 23:01