Sherr mes vëllezërve në Dibër, arrestohet njëri prej tyre

Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur sot në Dibër për motive të dobëta. Për pasojë njëri prej tyre ka marrë dëmtime në tup. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe i ka arrestuar të dy.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në njësinë administrative Tomin, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit L. C., 59 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

 


Shtuar 7.07.2022 15:57