Pas përfshirjes në “Big Brtoher VIP”, edhe pse si opinionist, jeta e tij pesonale u përfshi në media rozë e rrjete sociale. Dihej se Arbër Hajdari është në lidhje prej vitesh me Vlerën, vajza e biznesmenit të njohur Blerim Devollit.
Çifti para disa muajsh janë fejuar në qytetin e Tiranës. Përmes disa fotografive, Arbëri zbuloi për herë të parë partneren e tij, duke shkruar: “Vlera ime”
Por ai e ka mbajtur hermetike këtë pjesë dhe postimt numoërohen me gishtat e njërës dorë.
Ditën e djeshme ai ka bërë një lëshim dhe na ka surprizuar me një foto me të fejuarën e tij. Madje Arbri ka zbuluar edhe një tjetër detaj, ata kanë festuar përvjetorin e 4 të dashurisë.
“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri disa kohë më parë në një intervistë ku zbuloi si është njohur më partneren e tij.