Bullgaria do të dëbojë 70 staf diplomatik nga Rusia, njoftoi sot kryeministri i vendit.
Udhëheqësi i vendit Kiril Petkov u tha gazetarëve: “Shërbimet tona i identifikuan ata si njerëz që punonin kundër interesave tona.”
Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha se i kishte kërkuar Rusisë të tërheqë stafin e saj diplomatik deri më 3 korrik.
“Arsyeja e parë është reciprociteti. Së dyti, për shkak të veprimtarisë së kryer nga zyrtarët rusë, e cila u konstatua nga autoritetet kompetente bullgare si të papajtueshme me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike,” tha ministria në një deklaratë./albeu.com