Numërimi në Vlorë drejt fundit, LSI e zhgënjyer nga qyteti bregdetar

Thuajse ka përfunduar numërimi në qarkun e Vlorë, në të cilin kryeson bindshëm Partia Socialiste.

KQZ bën me dije se në Vlorë ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga 445 dhe deri më tani rezultati është si më poshtë:

Partia Socialiste – 58 845 vota, 57.89 për qind

Partia Demokratike – 32 067, 31.55 për qind

LSI – 6 184, 6.08 Për qind.

PS ka marrë praktikisht 8 mandate në Vlorë, ndërsa PD, 4 mandate. Vlen të theksohet fakti se LSI nuk ka nxjerrë asnjë mandate nga ky qark edhe pse kishte pritshmëri të mëdha duke vendosur në krye të listës Luan Ramën.


Shtuar 27.04.2021 04:48