Kreu i KZAZ-së “i tërheq veshin” vëzhguesve: Turp t’ju vijë, edhe lopa nuk e bën kështu (VIDEO)

Vijon numërimi në 9 qare në vend, teksa për disa orë në KZAZ nr.39 në Tiranë është ndërprerë numërimi për shkak të numëruesit janë tepër të lodhur.

Por, në momentin kur vëzhguesit e partive po largoheshin nga salla, mbërriti kreu i KZAZ-së, i cili iu kërkoi atyre që të pastronin vendin më parë nga shishet dhe mbeturat e tjera dhe më pas mund të largoheshin.

“Pastrojini pak këto shishet dhe të tjerat pastaj ikni. Nëse nuk e bëni nuk futeni më nesër këtu. Edhe lopa është më e kujdesshme”, shprehet ai.

  Pas këtij apeli, vëzhguesit kanë filluar pastrimin e zonës ku kanë ndejtur tashmë prej dy ditësh.


Shtuar 27.04.2021 04:48