Vizat e reja ETIAS do të hyjnë në fuqi nga muaji maj i vitit 2023.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bashkimi Europian, i cili ka njoftuar skemën e re të dhënies së këtyre vizave.
Pra për të hyrë në Europë do të nevojitet një pagesë prej rreth 7 euro.
ETIAS nuk është njësoj si viza, është më e shpejtë, bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik, por është procedurë që ka një kosto. Kjo skemë është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ESTA.
ETIAS, i cili është Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ishte planifikuar të bëhej në fund të vitit 2022. Qytetarët rezidentë në shtetet e BE-së përjashtohen nga skema dhe kanë të drejtën e lëvizjes së lirë, ndaj lejohen të qëndrojnë sa kohë të duan në shumë shtete.
Lëvizja prek rreth 60 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, e cila humbi të drejtën e lirisë pas lëvizjes me Brexit. Procesi i aplikimit do të bëhet përmes një sistemi automatik me aprovim të garantuar brenda pak minutash. Kështu tregon një memo e re e BE.
Koha maksimale që duhet pritur për aprovim mund të jetë një muaj në çështje të veçanta. Nëse aplikacioni refuzohet, është e drejta për ta apeluar. Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Ndërsa personat që vijnë nga vendet e botës së tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllokun europian në tërësi.
Sipas burimeve, kostoja është 7 euro për grup moshën 18-70 vjeç. Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do të jenë në gjendje të aplikojnë falas.
Kujtojmë se SHBA tarifon 21 dollarë për një autorizim ESTA.
Megjithatë data e fillimit të aplikimeve nuk është bërë ende e ditur.