Gratë në vijën e parë, Kumbaro shkrep selfie me ministrat në Kosovë (FOTO LAJM)

Ka përfunduar mbledhja e tetë e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u mbajt në Prishtinë ku dhe u firmosën një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi mes dy vendeve.

Përveçse zyrtar, takimi ka qenë dhe miqësor. Ministrat e dy qeverive nuk i kanë rezistuar një seflie bashkë, për ta ndarë më vonë në rrjetet sociale.

Një foto e postuar në profilin e ministres për Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, shihen të gjitha ministret në vijë të parë, ndërsa ministrat mbrapa. Ka qenë ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro që ka shkrepur foton ku shfaqen të buzëqeshur.

Kujtojmë se dhe mëngjesin e sotëm, ministrat e qeverisë Rama postuan një foto nga autobusi me të cilin ishin nisur për Prishtinë./albeu.com


Shtuar 20.06.2022 14:52