Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në fushën e kërkim-shpëtimit, Peleshi: Të krijojmë qendër të përbashkët

Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

Minsitri i mbrojtjes së Kosovës, u shpreh  se  ka ardhur koha që dy vendet të kenë dy ushtri të forta për të mirën e rajonit.

Armend Mehaj: Ne themi kur është Kosova mirë është edhe Shqipëria mirë, por tani ka ardhur koha të kemi dy ushtri të forta për të mirën e rajonit dhe të vendit.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh se Shqipëria ka intensifikuar kontaktet me Kosovën në këtë fushë dhe po synohen ngritja sa më parë e një qendre të përbashkët kërkim-shpëtimi mes dy vendeve.

Peleshi: Siç e tha Armendi për shkak të  agresionit rus në Ukrainë ne e kuptojmë që rajoni ynë është i brishtë dhe e kuptojmë rolin  e misionin që kemi për të luajtur në forcimin e bashkëpunimit dhe të mbrojtjes. Për këtë arsye kemi intensifikuar kontaktet dhe aktivitet e përbashkëta. Sa i përket marrëveshjes specifike, mbrojtja civile është një fushë shumë e rëndësishme ndërmjet dy ministrive tona. Dua ta falenderoj dhe një herë Kosovën për tërmetin e nëntorit. Edhe pse u bë një ngjarje e vjetër është e paharrueshme për ne. Ne sot kemi një marrëveshje specifike në fushën ë kërkim-shpëtimit. Duam të shkojmë drejt krijimit të një qendër të përbashkët të kërkim-shpëtimit./albeu.com