Pogba shpreh hapur zhgënjimin ndaj Man United, ja fjalët e tij

Për herë të dytë në karrierë, Paul Pogba (29 vjeç) largohet nga Manchester United falas.

Tani, Pogba është i lirë të zgjedhë të ardhmen e tij, me Juventusin që është sërish destinacioni i tij i preferuar.

Sipas Daily Mirror, mesfushori francez nuk ndihej mjaft i dashur nga drejtuesit e Old Trafford. Francezi këmbënguli se Man United nuk e joshi atë:

“Kur të pëlqen një vajzë, bën gjithçka që është e mundur për ta joshur atë dhe nuk pret që ajo të largohet për ta ndjekur. Një lojtar duhet të ndihet i rëndësishëm në ekipin e tij. në klubin e tij. Nëse nuk e ka, ka mbaruar”, ka theksuar ai në dokumentarin e tij. /albeu.com/

 


Shtuar 17.06.2022 16:13