Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e parë kualifikues të Conference League, ku Laçi, Partizani, Drita, Gjilani, Shkëndija kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në këtë tur.
Laçi në këtë tur do të përplasë “brirët” me skuadrën e Malit të Zi, Iskra Danilovgrad, e parë në Shqipëri më 7 korrik dhe tjetrën në transfertë më 14 korrik.
Mes skuadrash si Sfintul George, Ruzomberok, Dila Goli, Gjilani dhe Iskra Danilovgrad, kurbinasit gjetën përballë pikërisht këta të fundit, teksa shanset për të kaluar në turin tjetër janë reale.
Partizani do të përballet me Saburtalo, skuadër nga Gjeorgjia, teksa demat ishin me fat pasi shmangën skuadra më të forta në grup. Sfidën e parë “Të Kuqtë” do ta luajnë në transfertën e largët më 7 korrik, ndërsa atë të kthimit më 14 korrik në Shqipëri.
Kundërshtarët e tyre i mësuan edhe skuadrat kosovare, ku Llapi si fitues i Kupës do të përballet me ekipin malazez, Buduçnost nga Podgorica. Gjilani do të duelojë me ekipin nga Letonia, FK Liepaja, ndërsa Drita do të sfidohet me ekipin finlandez, Inter Turku.
Gjithashu edhe skudra shqiptare e Maqedonisë së Veriut ka mësuar kundërshtarin e saj, teksa do të duelojë me Ararat Yerevan, të Armenisë./ h.ll/albeu.com
Ja të gjitha përballjet: