Një konflikt mes disa personave ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Skelës në Vlorë. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 14-vjeçar.
Ky i fundit raportohet se është goditur me një tullë pas koke. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë ndërsa nuk dihet shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt./albeu.com