Në dalje të Tiranës ka shpërthyer një automjet në ecje e sipër. Policia bën me dije se shkak është bërë lënda plasëse që i është vënë mjetit. Për pasojë ka marrë dëmtime të shumta drejtiuesi i mjetit, Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe autoambulanca.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.