Fotoja që shihni më poshtë e Petraq Gjikës, rojës së serrave në Fier që u gjet i vrarë me thikë mëngjesin e sotëm.
Si ndodhi ngjarja
Roja i gjetur i vrarë, është edhe vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli.
Trupi i pajetë i rojës nga banore të zonës, jashtë serrave te kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thike disa herë dhe është gjetur jashtë godinës ku qëndronte për të ruajtur objektin. Objekti i ruajtur me kamera sigurie.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes që mund të çojnë tek autori i saj.
Ekspertë të drejtorisë se policisë Fier po krehin të gjithë zonën. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai qe ka kryer vrasjen dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Pistat e hetimit
Policia po heton në dy pista: E para lidhet me plagosjen e 4 viteve më parë, ku Gjika u plagos në bark dhe në fyt, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plagëve.
Për krimin e asokohe u arrestua një ditë më vonë Xhevat Bregun, banues në Mbrostar, cili momentalisht po vuan dënimin me burg.
Grupi hetimor gjithashtu nuk përjashton mundësinë që Gjika të jetë përballur me një tentativë grabitje te serës, ndërsa mund të jetë sulmuar për vdekje nga grabitësit.
Puna nga grupi hetimor ka nisur, ndërkohë që pritet të sekuestrohet edhe kamerat e sigurisë që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.
Çfarë tha policia:
“Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje”, njoftoi policia/albeu.com