Ditën e sotme në orën 12:00 ishte paralajmëruar një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, e cila ka dështuar.
Duket se protesta me fikjen e makinave ndryshe nga ato në shesh nuk është funksionale, kjo për shumë arsye.
Ndoshta edhe organizimi i saj nuk ishte më i mirë i mundshëm, por fakt mbetet se shqiptarët sot ose nesër do të përballen me çmimin e karburanteve.
Për ironi, në orën 12:00 kur ishte paralajmëruar protesta, Edi Rama merr fjalën në Kuvend.