Rama pranon se kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon, por ja si e justifikon

Kryeministri Edi Rama është ndalur në seancën e sotme në Kuvend te rritja e çmimit të naftës, ku sot një litër shitët me 258 lekë.

Rama tha se është e vërtetë që kemi çmimin më të lartë në rajon, por shtoi se kjo ndodh sepse ne kemi taksa të ulëta dhe taksë zero për biznesin e vogël.

“Nuk është sekret por e vërtetë. Ne kemi dhënë argumente. Është e vërtetë që kemi çmim të lartë më të lartë se të tjerët.. Por Ndryshe nga të tjerët ne kemi taksat më të ulëta se ndryshe nga rajoni ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë. Zero taks dhe zero TVSH deri në 100 milion xhiro. Ndryshe nga rajoni ne vërtetë e kemi më të lartë taksën mbi biznesin e madh por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike. Ndryshe nga rajoni ne ju japim para dhe do jua japin të gjithë shqiptarëve që lëvizin me transportin publik. Ne do të vazhdojmë të japim para për fermerët për naftën. Fermerët e regjistruar, kemi folur të shtojmë këtë. Dhe do jua japim. Ndryshe nga rajoni ne kemi industri peshkimi në rritje.” tha Rama.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/429335105397824/