Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Vlorë

Policia bën me dije se mëngjesin e sotëm një 69-vjeçar është gjetur nga familjarët i vdekur në banesë. Dyshohet se viktima është vetëvrarë me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 06:15, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, është gjetur në banesë nga familjarët, dyshohet i vetëvrare me armë gjuetie shtetasi Z. M., 69 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 9.06.2022 07:23