Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin, ku një automjet është futur mes turmës duke i marrë jetën një personi dhe duke lënë të plagosur të paktën 30 të tjerë.
Një mjet tip “Renault Twingo” ka përplasur njerëzit në Rankestrasse, një rrugë e mbushur me dyqane dhe kafene në Berlinin perëndimor që shihet nga Kisha Përkujtimore Kaiser Wilhelm.
Makina u ngjit në trotuar dhe kaloi rreth 600 metra nëpër turma përpara se të përplasej në pjesën e përparme të një dyqani parfumesh, raportoi gazeta gjermane Bild, duke shtuar se shoferi ishte përpjekur të ikte, por u mbajt nga dëshmitarët në vendngjarje, deri sa mbërriti policia.
Aktori John Barrowman, i cili ishte në një dyqan aty pranë ndërsa ndodhi përplasja, e përshkroi skenën si ‘shumë të keqe’ dhe tha se pa një trup të pajetë të shtrirë në rrugë.
Barrowman tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe kur doli nga dyqani në të cilin ndodhej, pa turmën e njerëzve, policinë, dhe disa mjete ambulance.
Përplasja ndodhi pranë Breitscheidplatz të lagjes kryesore tregtare, skena e sulmit në tregun e Krishtlindjeve të vitit 2016 në Berlin, ku mbetën të vrarë 13 persona.Vendi ka parë disa sulme të tilla që nga sulmi vdekjeprurës i vitit 2016, ku shumica e tyre janë kryer nga njerëz që u zbuluan se kishin probleme psikologjike.
Në dhjetor 2020, një burrë gjerman futi makinën e tij nëpër një rrugë tregtare për këmbësorë në qytetin jugperëndimor të Trierit, duke vrarë katër të rritur dhe një foshnjë.
Në fillim të atij viti, një gjerman përplasi makinën e tij përmes një kortezhi karnavalesh në qytetin qendror të Volkmarsen, duke plagosur dhjetëra kalimtarë, përfshirë fëmijë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar.
Në janar 2019, një tjetër shtetas gjerman plagosi tetë persona kur u përplas me turma në natën e Vitit të Ri në qytetet perëndimore të Bottrop dhe Essen. Më vonë ai u dërgua në kujdesin psikiatrik.
Në prill 2018, një gjerman përplasi furgonin e tij me njerëzit e ulur jashtë një restoranti në qytetin e Muenster, duke vrarë pesë para se të qëllonte veten për vdekje. Hetuesit thanë më vonë se ai kishte probleme të shëndetit mendor.
Gjatë Kupës së Botës të futbollit në Gjermani në vitin 2006, një gjerman përplasi makinën e tij në turmat e mbledhura për të parë një ndeshje në Portën e Brandenburgut në Berlin, duke plagosur rreth 20 persona. Shoferi u dërgua më vonë në një spital psikiatrik.