Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 291 testime, ndërsa shifra 0 është shënuar edhe sa i përket rasteve të vdekjes nga ky virus.
Po ashtu janë shëruar 4 persona.
Njoftimi i plotë:
07 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 49.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!