Genocidit serb në Kosovë, Berisha: Akti më i rëndë anti-kombëtar, Rama mbrojtës i Vuçiç

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me refuzimin e Kuvendit për miratimin e rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë, duke thënë se ne këtë dëshmohej se Rama ishte vasal i Vuçiç.

Berisha e konsideroi këtë si një akt të rëndë antikombëtar dhe përdhosje të shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve të masakruar nga serbët.

Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:

Rama mohon genocidin serb ne Kosove!
Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar./albeu.com