Basha thirrje shqiptarëve: Mos mungoni! Merrni familjen e dilni votoni

Ditën e sotme në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare ku do të vendoset fati i kryeministrit për 4 vitet e ardhshme.

Shqiptarët kanë një pjesmarrje të madhe ku deri tani raportohet mbi 40% pjesmarrje.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nga Durresi u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë masivisht dhe të mos mungojë askush.

Lulzim Basha: Askush të mos qëndrojë në shtëpi. Të gjithë ata që nuk kanë votuar të marrin familjen e të shkojë në qendra votimi. Askush të mos mbetet pa votuar.

Së pari dua t’ju jap një përshëndetje të gjithë durrsakeve dhe durrsakëve, të gjithë banorët e qarkut të Durrësit që kanë dalë dhe kanë votuar deri tani. Dua t’ju them shkoni dhe trokisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë  e votimit.

Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit.

Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret sepse jemi bërë të gjithë bashkë. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë shokët, miqtë drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj vëllezër dhe motra durrsakë, vëllezër dhe motra shqiptarë.

Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, ndaj deri në fund të procesit thirrja ime është një dhe vetëm një: të gjithë drejt kutive të votimit që mos të mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit. Të gjithë drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve. Faleminderit!

 

 


Shtuar 25.04.2021 16:58