Ai tipi që të bën të qeshësh me lot mund të jetë 1 nga këto 4 shenja horoskopi!

Çdo njeri ka mënyrën e tij për të bërë humor, por gjasat janë që të njihni të paktën një person që ju shkrin së qeshuri sa herë e takoni dhe të jetë një nga këto shenja.

1. Dashi

Dashi është shenjë impulsive dhe argëtuese zjarri, që ka një tendencë të bëjë humor “idiot”, me bazë ironinë. Ndonjëherë mund ta shndërrojnë komedinë në “humor të zi”, por ju e dini se mund të mbështeteni tek ata, nëse doni të largoni mendjen nga streset për pak kohë.

2. Binjakët

Binjakët drejtohen nga planeti i zgjuar dhe komunikues Mërkuri, e cila ndoshta është arsyeja pse ata njihen për “gjuhën e mprehtë” në të folur. Kanë një sens humori të zgjuar dhe janë të shkëlqyer me fjalët, prandaj zbavitja për ta s’është problem.

3. Luani

Njerëzit e shenjës së Luanit duan të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe në fakt, kur nisin të tregojnë historitë gazmore apo shakatë, vëmendja është mëse e merituar.

4. Shigjetari

Shigjetari drejtohet nga planeti i gëzueshëm Jupiteri – që është një nga më të lidhurit me komedinë. Janë aventureskë dhe gjithmonë në kërkim të diçkaje të re, prandaj gjatë këtyre aventurave është e pashmangshme të mos krijohen dhe histori për të qeshur, sa të sikletshme aq edhe të bukura.

Shtuar 25.04.2021 04:04