Inter-Lukaku arrijnë marrëveshjen dhe jo vetëm për huazim, topi i kalon Chelsea-t

Interi u takua dje me avokatin e besuar të Romelu Lukakut për të diskutuar rreth shifrave për një huazim të mundshëm te zikaltërit.

“Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtuesit e Interit ka rënë dakort me shifrat e pagesës së huazimit të Lukakut, ku belgu ka pranuar të ulë rrogën e tij nga 12 milionë plus 3 bonuse që merr te Chelsea, në 7,5 milionë euro.

Por zikaltërit duan të përdorin një metodë interesante mbi Lukakun. Interit do t’i kushtonte huazimi 19.5 milionë paund, por ata gjithashtu po mendojnë që në fund të huazimit, ta blejnë përfundimisht për shifrën e 59.6 milionë paund. Shifra është e lartë dhe Interi nuk dëshiron të shpenzojë aq shumë dhe për këtë gjë, po mendon të ngacmojë pak dëshirat e Chelsea.

Zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e mbrojtësit De Vrij që Chelsea të ulë tarifën e Lukakut. Klubit londinez mund t’i interesojë kjo tratativë, pasi Rudiger nuk do të jetë më pjesë e klubit, gjithashtu Christensen dhe Azpilicueta.

Inter dhe Lukaku tashmë kanë një marrëveshje, e konfirmuar nga kontakti i djeshëm ku protagonistë ishin Marotta dhe Leduren Legal, avokati i sulmuesit.

Tashmë topi i kalon Chelsea, ku avokati i belgut do të takohet tashmë me drejtuesit e klubit anglez për të bindur dhe për të realizuar këtë huazim./ h.ll/albeu.com