Grabitësit i futen në shtëpi kur familja e tij ishte brenda, Di Maria lë fushën dhe niset me urgjencë

Media francEze “RMC Sport” ka konfirmuar se shtëpia e yllit argjentinas të PSG-së, Angel Di Maria është grabitur nga disa hajdutë, teksa familjarët kanë qenë branda.

Di Maria u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë, po luaj mes PSG dhe Nantes, per tu nisur me urgjencë.

Mësohet se Di Maria nuk është i vetmi lojtar të cilit i është grabitur shtëpia, teksa nuk bëhet i ditur emri i lojtarit tjetër.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse hajdutët do kapen, ose të kuptohet se çfarë kanë arritur të vjedhin nga shtëpia e argjentinasit. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 08:18