Në rrezik edhe vendi i dytë, Pioli: Ndaj Napolit bëm shumë gabime

Stefano Pioli pranon që Europa League e la Milanin të rraskapitur në humbjen ndaj Napolit. Rossonerët u mposhtën 0:1 nga ekipi i ish-trajnerit dhe futbollistit të tyre, Gattusos

Rossonerët ishin të lodhur dukshëm pas barazimit të së enjtes në Ligën e Evropës me Manchester United dhe kishin dëmtime të shumta.

 

 

“Ekipi ishte konkurrues. Ne ishim përballë një kundërshtari cilësor, ishte një pjesë e parë e komplikuar, kemi bërë shumë gabime edhe pa qenë nën presion. Ky ishte kufiri ynë këtë mbrëmje”,  tha Pioli për Sky Sport Italia.

Milan mbetet nëntë pikë prapa Interit dhe vetëm një pikë para Juventusit në renditjen tabelare në Serie A.  /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 08:22

Tags: ,