Zlatan Ibrahimovic pasi Milani u shpall kampion i Italisë, zbuloi vuajtjet që kishte hequr për të qenë pjesë e skuadrës deri në fundin e sezonit.
Ai tha se për gjashtë muaj me radhë i është dashur të heqë ujë nga gjuri, e shumë sfida të tjerë që tregojnë mësë mire sakrificën dhe dëshirën e madhe të suedezit për të arritur suksesin me “kuqezinjtë”.
Ibra së fundmi në Twitter ka shpërndarë edhe disa pamje nga momenti kur mjekët i heqin ujin nga gjuri, pamjë rënda dhe të dhimbshme, që vetëm një “luan” si Zlatan mund t’i bëjë ballë.
Kujtojmë tani ai do t’i nënshktrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushave, e ndoshta përgjithmonë, pasi sulmuesi po mendon pensionim./albeu.com
Emptied the knee once a week for six months pic.twitter.com/ewLbIizL2P
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) May 29, 2022