Plagoset me armë zjarri i mituri në Pukë, dyshimet e para

Një i mitur është palgosur me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Gjegjan të Pukës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se është plagosur një fëmijë rreth 11 vjeç, me iniciale A.N.

Mësohet se fëmija po transportohet ne spitalin e Pukës ku raportohet se i mituri ka një plagë në këmbë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai është qëlluar nga një 17-vjeçar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.05.2022 16:30